Programi “Në ishte njëherë muzika” është zhvendosur në ‘Prestige Resort’, i konsideruar si perla e “Malit të Robit”.
Edicioni veror këtë rradhë do të jetë ndryshe. Autori i programit, kantautori Gjergj Leka, bën të ditur vijimin e programit muzikor në “Presitige Resort”.
“Përshëndetje zonja dhe zotërinj, kudo që ndodheni brenda dhe jashtë vendit!
Mirë se erdhët në edicionin veror të programit “Na ishte njëherë muzika”!
Një rrugëtim ndryshe, në perlën e “Malit të Robit”, në Prestige Resort”, shprehet Leka në një video-mesazh.