REGGIO EMILIA- Policia italiane ka vënë në pranga tre të rinj, mes tyre edhe një shqiptar, pasi akuzohen se kanë marrë peng një moshatar të tyre dhe më pas e kanë grabitur. Ngjarja në fjalë ndodhi pasditen e së hënës.

‘Ansa’ shkruan se djali që ra pre e grabitjes ishte duke ecur me biçikletë, ku është ndaluar nga 5 të rinj. “Na jep gjithçka qe ke, ose do ta pësosh keq”, kështu mësohet t’i kenë thënë ata të riut.
Arrestim
Fill pas ngjarjes djali lajmëroi policinë, e cila arriti të identifikonte tre nga autorët, ideniteti i të cilëve nuk dihet. Mësohet se në pranga ra një italian, një shqiptar dhe një nigerian, ku njeri prej tyre ishte edhe ‘shefi’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb