Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e gjunjëzuan Serbinë me dy golat e tyre në Kampionatin Botëror. Por festa e dy yjeve me shqiponjë i irritoi shumë serbët që reaguan ashpër edhe në FIFA.

Organi më i lartë i futbollit botëror i gjobiti lojtarët më të mirë shqiptarë me nga 10 mijë franga.
E rreth kësaj teme ka reaguar edhe babai i Granit Xhakës, Ragipi që gjithashtu ka qenë temë në mediat botërore për arsyee se vite më parë ishte i arrestuar politik nga regjimi serb.

Ragipi ka dërguar një letër duke u shprehur për rastin e ndodhur. Ai sqaron për “Telegrafin” se fushata e ndërmarr nga Rama për mbledhjen e lekëve do të ndihmojë 3 fëmijë të sëmurë, pasi ata kanë vendosur t’i dhurojnë. Gjithashtu ai komenton edhe vetë gjestin e shqiponjës dhe thotë se ajo është simbol i gëzimit të shqiptarëve.

Xhakajt

Kryeministri Edi Rama mori një nismë “Mos kini frikë nga shqiponja” dhe ftoi shqiptarët të kontribuonin për të mbledhur shumën e vendosur nga FIFA si gjobë për dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri si dhe për kapitenin e ekipit. Kjo shumë, prej 25 mijë frangash zvicerane u mblodh brenda pak ditësh.

Letra e plotë e Ragip Xhakës:
Shenja e shqiponjës është si një tatuazh i gëzimit të shqiptarëve në festa, në dasma, në koncerte, në ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnjë urrejtje apo madje asnjë lidhje me të tjerët.
Është thjesht një shenjë dalluese që shqiptarët e njohin menjëherë e nuk kanë nevojë për shpjegime”.
Prandaj edhe jemi shumë të çuditur me reagimin e atyre që e përjetuan shenjën tonë si ofensivë për ta apo atyre që e trajtuan si gjest politik.
Por nuk jemi aspak të çuditur me solidaritetin e shumë shqiptarëve që janë ndjerë keq nga keqinterpretimet e shenjës dhe kanë marrë pjesë në iniciativën e Edi Ramës për të kontribuar simbolikisht për gjobën e padrejtë që na u vu.
I falënderojmë shumë, jo për shumën po për faktin që na kthyen 20 mijë fish gëzimin që u dhamë me shenjën e shqiponjës pas golave, ka shkruar Ragip Xhaka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb