TIRANË

Policia e Tiranës ka parandaluar një tragjedi sot në periferi të kryeqytetit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë marrë njoftim se në Sauk po ndodhte një konflikt familjar për motive pronësie. Kanë qenë familjarë të dy familjeve që kanë telefonuar policinë duke deklaruar se do i vrisnin.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë reaguar, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht për motive pronësie me vëllain e tij 46 -vjeçar, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në spital.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb