TIRANE- Gjakmarrja, fenomeni që vret në shekuj vazhdon të tronditë shoqërinë shqiptare. E tillë është historia e një 11-vjeçari nga Shkodra, i cili që në moshën 2-vjeçare është ngujuar sëbashku me familjen e tij, pasi i ati vrau fqinjin.

Në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’, të autores Evis Ahmeti, nëna e vogëlushit tregoi kalvarin e vuajtjeve që erdhën si pasojë e gjakmarrjes. Gruaja mes lotësh tregoi se u detyrua që të kthehej në banesën e prindërve të saj, për të siguruar jetesën e djalit, për të cilin hasmi ka lejuar që ai të arsimohet, por jo të dalë lirshëm, shkruan ‘BalkanWeb’.

Po ashtu ajo foli edhe për dhunën në familje, se si bashkëshorti i saj, i cili gjendet aktualisht në burg ka qenë i dhunshëm dhe përdorues i lëndëve narkotike. Ndërkohë, gruaja rrëfeu edhe detaje më të rënda lidhur me djalin e saj, i cili fajëson babain për gjithçka i ka ndodhur në jetë. Ai e cilëson babain një vrasës dhe shkaktar i ngujimit të tij.

“Prej 13 vitesh jemi në gjak. Jetë të zorshme, skamje, të varfër që mos e paftë asnjë nënë. Që kur djali ka qenë 2 vjeç, burri i fut në burg. Kur u rrit djali më tha; se duam babain. Ai është në burg se ka vrarë. Ai e ka fajin që jemi në ngujim’. Por unë u ndava nga bashkëshorti, por sot kam frikë për djalin. Ai ka frikë sa herë që del nga shkolla. Ajo frikë më shoqëron dhe mua çdo ditë. Atyre grave që janë në kushte të tilla, nuk ua uroj kurrë atë që përjetoj unë”, tha gruaja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb