TIRANE

Pushimet, udhëtimet janë tema e bisedës në “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan që veç kujtimeve të bukura mund të të sjellin ndërmend edhe eksperiencat jo të mira. Këngëtarja Egzona Ademi kujton si i nxorën dhe përzunë nga shtëpitë e tyre në Kosovë.

Asokohe ajo ishte 13 vjeçe, por për të ka qenë udhëtimi më i tmerrshëm i jetës. Më i bukuri? Padyshim, kthimi në shtëpi.

Mbaj mend kur kam qenë 13 vjeçe, kur na nxorën nga shtëpia dhe u desh të lëviznim. Është udhëtimi më i tmerrshëm i jetës time. Këtë mbaj mend. Uroj mos t’i ndodhë askujt dhe mos t’i përsëritet askujt se ishe gjithmonë me frikë se mund të ndodhë ndonjë gjë. S’e dije a do të çoheshe nesër a s’do të çoheshe, ku do të jesh derisa përfundoi e gjitha. Udhëtimi më i bukur ka qenë kur jemi kthyer se ne kemi ndenjur nja një vit në Holandë dhe kur u kthyem, shkretë ishte po ta mendosh se sa kishte mbaruar lufta, por ishte udhëtimi më i bukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: