DURRËS

“Na propozojnë kapitullimin. Edi Rama na propozon që më 30 qershor ne të bëjmë sehir teksa ai bën efektivisht një grusht shteti, zgjedhje false”. Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha nga Durrësi pasditen e sotme, duke i kthyer dhe një përgjigje letrës publike të kryeministrit Edi Rama.


Por ai tha se ne e kemi bërë zgjedhjen dhe se PD ka ndalur çdo kalkulim politik. Kryedemokrati Basha theksoi se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli.

“Nuk luajmë lojën me portat e vogla të krimit si Edi Rama. Nuk ka asnjë hap pas. Misioni ynë është një mission kombëtar. Në historinë e shoqërive në përballje të tilla, vijnë momente si ky ku ndodhemi sot, ku një parti e madhe me një histori të madhe dhe një mision të madh kombëtar, si Partia Demokratike e Shqipërisë, duhet të vendosë nëse duhet të zgjedhë rrugën e rehatit, rrugën e pazarit, rrugën e kompromisit me të keqen për hir të pushtetit dhe karriges, apo rrugën e vështirë, të drejtë dhe hyjnore të betejës për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj.
Ne e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në krah të njerëzve. Ne jemi në krah të projektit tonë me të cilën lindëm, projektin për Shqipërinë si gjithë Europa. Ne kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik. Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan I babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama. Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë. Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike”, deklaroi Basha.


Ai tha se kjo betejë nuk do të mbarojë thjeshtë me largimin e Edi Ramës. “Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i panegociushëm, hapi që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës. Por, fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët.
Deputetë të zgjedhur drejtëpërdrejtë në 100 zona maxhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli. Ndarje dhe balancim të pushteteve që garantojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur dhe që zbatojnë ligjin. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur çdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit. Referendum për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë, jetën.  Këto janë disa nga propozimet, për të cilat angazhohem sot se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli”, theksoi Basha.


PJESË NGA FJALA E KREUT TË PD
Nuk u përmbajta dot nga emocionet që më shkaktoi pritja e jashtëzakonshme në Berat, sot jam i shtangur dhe i pafjalë nga ky uragan. Ky uragan që nisi në Maminas me pritjen madhështore të rinisë durrsake. mirënjohje të thellë për mikpritjen tuaj. Dhe ja tek jemi sot nga zërat tuaj, nga kraharorët e durrsakëve të lirë po troket ora e ndryshimit të madh.
Vëllezër e motra, zonja e zotërinj, ditë për ditë sytë e shqiptarëve janë drejt pasditeve ku ne bashkohemi në salla e shesh në numra të paparë e padëgjuar prej dekadash me një qëllim e një kauzë dhe një përbetim për të mos hedhur asnjë hap pas në betejën kombëtare, europiane, në kauzën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.
Një bahskim i tillë popullor nuk është parë që në ditët e përmbysjes së diktaturës, ditët që bashkuan shqiptarët drejt kësaj ëndrre të madhe. Ëndrrës së lirisë, së dinjitetit, të mirëqenies. Rruga jonë drejt Europës e mbushur me dhimbje e sakrifica. Askush më mirë se Durrësi dhe durrsakët nuk e njohin më mirë kalvarin tonë që nisi në 5 korrik 1990 kur mijëra bijë e bija u nisën nga vendi më i pashpresë e mizor.
Nuk ka rrugë tjetër veç Europës por ky bashkim ka një tjetër mesazh, kurrë më shqiptarët nuk do largohen kokëulur nga vendi i tyre, kurrë më si refugjatë të detyruar nga krimi e banda në pushtet dhe kryebanditi në krye të saj.
Tani asnjë minutë më vonë ka ardhur koha e një beteje vendimtare për jetë a vdekje për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
Vëllezër dhe motra për 6 vite me radhë Europa i ka mbyllur dyert e saj sepse Edi Rama ka mbyllur derën e progresit të Shqipërisë drejt Europës duke asgjësuar zgjedhjet e lira, duke mbushur parlamentin me kriminelë e bashkitë me horra e hajdutë për gines si Vangjush Dako me shokë.
Dyert e Europës i ka mbyllur Edi Rama sepse në Europë nuk shkohet pa zgjedhje të lira, pa një pushtet të balancuar. Por shkohet me një qeveri të njerëzve, për nga njerëzit për njerëzit. kjo është kauza jonë.
Për 6 vite e gjysmë ne e kemi luftuar këtë betejë në ditë të mira e të vështira. E kemi luftuar dhe kur ishim pak e vetëm.
Ne e kemi luftuar këtë betejë jo për interesat tona politike, shpesh kundër interesave elektorale por se pa i çuar pas hekurave politikanët e korruptuar Shqipëria nuk mund të shkojë drejt Europës.
Misioni jonë është mision kombëtar. Duhet të vendosë  nëse do zgjedhje, rrugën e rehatit, pazarit, kompromisit, apo betejën e drejtë hyjnore të projektit tonë të cilët lindëm. Ne nuk luajmë me portat e krimit dhe të oligarkëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike. Ne kemi një mision që nuk i takon një partie të zakonshme.

Në jemi ata që do ta shembë me themele piramidën e krimit me çdo kusht, me çdo sakrificë.  Vëllezër dhe motra, para nesh janë dy dilema, kapitullim, apo përballje deri në fitore. Vodhi zgjdhjet dhe po vjedh Shqipërinë, Edi Rama propozon kapitullimin. 1 milion shqiptarë nuk kanë karta identiteti, por të skaduara masivisht. Në një proces zgjedhor ku serveri ka rënë dhe manipulohet nga mëngjesi në darkë. Kriminalë me damkë, nga Alfred Bushi kandidojnë. Na propozon të kapitullojmë përpara të zgjedhjeve, të një asistente hajdute të Vangjush Dakos që kandidon. E gënjen mendja që do t’i shpëtojë drejtësisë duke bërë party me Ramën. Rama të gënjen, fundi yt do të jetë para gjyqtarëve të ndershëm dhe prapa hekurave.

(BalkanWeb)