TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit denoncon një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Kombit.


Shoferi i autobusit i linjës Durrës-Kosovë i shkruan Berishës se ishte sulmuar krejt papritur nga disa persona me gurë, duke thyer xhamin e parë të mjetit.


Berisha thekson se rrugët e narkoshtet janë në duart e bandave të Partisë Siçiliste. Mes të tjerash shoferi i mjetit pohon se pavarësisht faktit se kishte njoftuar për ngjarjen një patrullë policie, kjo e fundit sipas tij nuk kishte bërë asgjë.


MESAZHI I BERISHËS

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: