Mediat greke kanë zbuluar detaje nga ajo që njihet si ‘banda e Mondit’, që kishte aktivitetin në Greqi dhe që drejtohej nga Edmond Perbasha, 44-vjeçari nga Mirdita.

Anëtarët e bandës akuzohen për vepra të rënda penale, ndërsa nga detajet e dosjes hetimore, ata kanë dhunuar persona që i kishin borxhe klientëve të organizatës.

“Nxirreni me stil nga lokali, nxirrni edhe të tjerët. Më thanë se janë 20 veta ata dhe q…. Bëj çdo gjë që duhet të bësh. Dhe cfarëdo, dhe çfarëdo që të ndodhë, çfarëdo që të ndodhë, të vijë ndonjë polic… Na tha xhaxhai, kaq. Dakort. Ej dëgjo ç’të them unë, kam bashkëpunim, na tha xhaxhai dhe e bëmë, mirupafshim. Ngcmuan cunat, na tha xhaxhai. Më plasi …, atë që thashë bëni. Ti do jesh jashtë, unë do jem brenda, nuk më intereson. Nëse vijnë policët, na tha xhaxhai, kaq”, thuhet në dosjen hetimore.

Por në të njëjtën kohë, ndërsa donin ta luanin “të ashpër” dhe të shkaktonin frikë, ata qëndronin… “në një këmbë” nëse zbulonin se me “punën” e tyre kishte mundësi të shqetësonin një emër më të madh në fushën e krimit, dhe ata u tërhoqën.

Tipike është rasti me dy anëtarë të organizatës kriminale të cilët po përgatiteshin të rrihnin dikë që i kishte rreth 30 mijë euro borxh njërit prej “klientëve” të tyre. Por ata mendohen dy herë dhe shprehin dyshime se si lindi borxhi duke thënë se “duhet të mësojnë më shumë për debitorin dhe çdo lidhje që ai mund të ketë me “Taqi shqiptarin” (një ndër emrat më të njohur të krimit shqiptar në Greqi), pasi në një rast të tillë ata nuk do të mund të ndërmerrnin asnjë veprim.

Në total janë arrestuar 26 persona, përfshirë drejtuesin e grupit dhe nipin e tij. Të gjithë janë shtetas shqiptarë e grekë.

Ata janë:

Edmond Perbasha, 44 vjec nga Mirdita

Klajvert Perbasha, 20 vjec nga Mirdita

Mario Kojku, 20 vjec nga Lushnja

Denhendri Kasemi, 22 vjec

Amarildo Hajderasi, 27 vjec

Ilia Shahini, 22 vjec

Evgjenia Lumani, 23 vjec

Plaku, 16 vjec

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb