Avokati Spartak Ngjela dhe analisti Agron Gjekmarkaj kanë diskutuar me njëri – tjetrin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe veprimet që po ndërmerr presidenti i vendit Ilir Meta.


Ngjela tha ndër të tjera se Meta ka sulmuar herë pas here ndërkombëtarët. Pas kësaj, ka reaguar analisti Gjekmarkaj, që deklaroi se është kulmi që pinjollët e atyre që kanë bashkëpunuar me pinjollët sovjetikë ngrenë akuza për antiamerikanizëm.


Eduard Zaloshnja: Komisioni i Venecias ka thënë se presidenti ka tejkaluar Kushtetutën, por ne nuk mendojmë se është një shkelje kaq e rëndë, sa të shkarkohet. Nëse juristët e Komisionit arrijnë që të argumentojnë se Meta ka bërë shkelje në linjën e Xhaferllarit, mendoj se kjo do të ishte më e rëndë.


Spartak Ngjela:  Meta ka bërë gjithçka për interes të vet. Burri i shtetit të thashë se nuk e bën këtë gjë, nuk kishte pse të ngatërrohej. Ka konflikt interesi.

Agron Gjekmarkaj: Shteti po kapet dhe Presidenca është i vetmi institucion që po i përgjigjet. Nuk më intereson fati i tij nesër dhe as historia e tij. Mendoj se në këtë rast Meta po mbron interesin e publikut. Kemi një bandë që Shqipërinë e ka bërë xhungël.

Spartak Ngjela: Sigurisht duhet reagim, por duhet nga ana e opozitës dhe jo Presidenca. Politika është interes, sigurisht.

Agron Gjekmarkaj: Shteti dhe pushteti janë bërë njësh, nuk janë të ndarë si në vendet perëndimore.

Spartak Ngjela: Do të bëhet me reformën në drejtësi. Janë të gjithë këto elementë akuzues ndaj tij, ai është bërë edhe kundër ndërkombëtarëve.

Agron Gjekmarkaj: Ai nuk është kundër Amerikës, as kundër BE-së, por është kundër disa ambasadorëve. S’po them se është Buda apo Krishti, por për betejën që po bën është simpatik, sepse është në betejë për të mbrojtur interesin publik.

Spartak Ngjela: Ilir Meta i ka thënë Departamentit të Shtetit që shkoni në Korenë e Veriut iu tha. Po nuk e ke dëgjuar thuaj pas.

Arion Sulo: E tha atë që këtu nuk është Kore e Veriut, sepse iu tha se vetëm këtu e në Korenë e Veriut bëhen zgjedhje me një parti. Nuk nxirret fjala nga konteksti.

Agron Gjekmarkaj: Pinjollët rusë na thonë jemi antiamerikanë neve. Kam njerëz të pushkatuar nga komunizmi e nga bolshevikët. Këta palaçot, pinjollët e kriminelëve, të rusëve dhe të Bashkimit Sovjetik. Turp për ta!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb