Përveç muzikës këngëtaren shqiptare, Bleona Qerreti do ta shohim së shpejti edhe në një film, të paktën kështu shprehet ajo.


Duke postuar edhe foto nga xhirimet, Bleona ka bërë me dije se do të jetë pjesë e një seraili të ri në Shtetet e Bashkuara, “ Paper Empire“.


Por, komentues të ndryshëm shqiptarë e kanë kritikuar për veshjen


Një prej tyre i shkruan: “Pse je katandisur kështu, nuk e shikon atë shoqen si është veshur? Pse na turpëron si Shqipëri?”

Bleona nuk ia ka kursyer dhe i thotë: “O ti hajdar, na fal që të ‘turpërova’, po unë jam me veshjen e filmit se jam me xhirime, kurse ajo ‘shoqja’ është një nga asistentet e produksionit në film- teknikisht personi që më sjell kafenë. Po pse po harxhoj frymën unë me ty dhe nuk ta bëj bllok ashtu siç e meriton ti ‘nona e moralit’, atë nuk e kuptoj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)