Pas përgjigjes kërcënuese të qeverisë serbe për ftesën që një OJQ serbe ka dërguar në adresë të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, tani po vijnë edhe kërcënime serioze me jetë edhe ndaj të rinjve serbë dhe kosovarë që janë ftuar të marrin në këtë konferencë nga grupe nacionaliste serbe.

Kjo konferencë përndryshe është financuar nga qeveria britanike ku pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të BE-së, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.

Kështu, në profilin e organizatës nacionaliste serbe “Lëvizja Popullore Serbe 1389” është postuar një fotografi e serbëve dhe shqiptarëve të rinj që janë ftuar në konferencën e organizatës “Ambasadorët e Paqes” ku tani është vendosur flamuri shqiptar dhe ku shkruhet:

“Këta të paturpshëm kanë ftuar gjakatarin Thaçi në Beograd. Mbani në mend fytyrat e tyre, dhe kudo që t’i shihni tentoni të jua shkatërroni jetën, ta ndjejnë hidhërimin e drejtësisë, pa frikë, ja jepni atë që e meritojnë”.

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: