KAVAJE –Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka vizituar ZVRPP në Kavajë dhe Durrës, për të parë cilësinë e shërbimit që ato ofrojnë. Ai shprehu vendosmërinë e tij për të mirëpritur çdo propozim nga Kryeregjistruesi për të larguar nga ky shërbim këdo nga drejtuesit që abuzon me detyrën dhe funksionin publik.


Naço theksoi se nuk do të lejohet zbatimi i asnjë axhende personale nga kushdo punonjës, apo i çdo niveli qoftë dhe se i vetmi mik që do të garantojë qëndrimin në detyrë për secilin prej tyre, do të jetë vetëm zbatimi i ligjit.

Ministri la disa rekomandime duke e vënë theksin veçanërisht në faktin se shërbimi që ofrohet në sportelet e Zyrave të Regjistrimit, të jepet në kohë dhe me cilësinë e duhur dhe zyrtarët të mos jenë më shkaktarë të ankthit të pritjes së qytetarit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb