BERAT – “Të lëmë mënjanë ndasitë e së shkuarës”. Kështu deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, gjatë prezantimit të kandidatit për bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj.
Gjatë fjalës së tij, Naço theksoi se duhet të bëhet një bilanc për arritjet dhe mangësitë.

Më tej, ministri Naço, deklaroi se mazhoranca ka zgjedhur një kandidat të denjë për Beratin. “Të bëjmë një bilanc të arritjeve dhe të mangësive. Besim se kemi gjetur një kandidat të denjë për Beratin. Të promovojmë vlerat më të mëdha të Beratit”, -tha Naço.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: