TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka shkarkuar nga detyra drejtuesit e Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, Vlorë dhe Lushnje.

Kështu sipas burimeve pranë Ministrisë së Drejtësisë, janë shkarkuar me urdhër të ministrit Naço, drejtuesit e Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, Vlorë dhe Lushnje dhe konkretisht të larguar janë, Andera Miçi në Tiranë, Bledar Kociu Lushnje dhe Ina Luçaj në Vlorë.

Po ashtu mësohet se shumë shpejt do të bëhen me dije edhe emrat e zëvendësuesve te drejtuesve të larguar. Ndërsa, ende nuk janë bërë të ditur arsyet e këtij vendimi të Naços.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb