TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka takuar sot drejtoren e Departamentit të Drejtësisë në KiE, Juncher. Takimi është bërë në kuadër të projekteve në sistemin e drejtësisë. Ministri Nasip Naço deklaroi se zvarritja e proceseve do të jetë në fokus të reformave në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu Naço, theksoi nevojën që ekziston për trajnimin e administratës gjyqësore. Nga ana e saj, Juncher tha se së shpejti do të ketë nj raport mbi drejtësinë për vendet e KiE-s.

“Mbështesim eficencën në sistemin e drejtësisë. Së shpejti do të ketë një raport mbi drejtësinë për vendet e KiE-s. Shpresoj që gjetjet e raportit të kthehen në zgjidhje”, ka thënë drejtorja e Departamentit të Drejtësisë në KiE.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb