TIRANË-Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka takuar sot homologun e tij maqedonas Adnan Jashari. Gjatë takimit është theksuar nevoja për më shumë bashkëpunim në fushën e Sistemit gjyqësor. Naço theksoi se shkëmbimi i informacionit është i rëndësishëm.

Ndërsa ministri i Drejtësisë i Maqedonisë u shpreh se biseda u rinis aty ku ishte lënë në Shkup. Jashari theksoi se janë nënshkruar 3 marrëveshje mes dy ministrive dhe u diskutua lidhur me zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Ai theksoi se do të bashkëpunohet për të luftuar krimin e organizuar.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: