Tenistët Roger Federer dhe Rafael Nadal kanë krijuar një miqësi të jashtëzakonshme mes tyre gjatë viteve të fundit, duke bërë që rivaliteti në fushë të qëndrojë i tillë vetëm brenda lojës, por jashtë saj ata janë miq të mirë. Madje zvcierani ishte i vetmi i ftuar “vip” që spanjolli Nadal pati kur inauguroi Akademinë e tij, dy vite më parë.

“Arsyeja që ne shkojmë mirë është se të dy e kuptojmë se ky është sport. Ne të dy e kuptojmë se çfarë ndodh brenda fushës dhe çfarë jashtë saj. Ndeshjet i fiton në fushë, lufton në fushë, por kur ndeshja përfundon është një jetë tjetër. Loja nuk është gjëja kryesore në jetën tonë dhe ne të dy e kemi kuptuar këtë gjë, që ky është sport dhe jo luftë, gjë që duhet ta mësojnë të gjithë”, tha Nadal.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: