Lajmi se Andy Murray do të jetë trajneri i Novak Djokovic vitin tjetër duket se ka joshur një tjetër legjende si Rafael Nadal. Spanjolli, që u tërhoq nga sporti vitin e kaluar, nuk e mohon idenë se po mendon për një të ardhme si trajner edhe pse ai për momentin ka vite që drejtonë akademinë e tij.

Rafael Nadal, që mbylli karrierën gati dy muaj më parë në Kupën Davis me kombëtaren e Spanjës, nuk e ka mbyllur derën për një rol të mundshëm trajneri në të ardhmen. “Asnjëherë mos thuaj kurrë. Sot është shumë herët për të menduar për këto gjëra. Thjesht duhet të organizoj jetën time”, tha Nadal.

Më tej, fitues i 22 grand slam në karrierë dhe një nga ikonat e tenisit, shtoi: “Për momentin nuk e shoh veten në asnjë projekt të këtij lloji. Gjithsesi, nuk e di se çfarë mund të më rezervojë jeta në dy ose tre vitet që do të pasojnë. Pas pak kohe jashtë fushës do të jem më i qetë për të vendosur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: