BALLSH

Naftëtarët i janë përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tregoi gatishmëri që menjëherë të shkojë tek grevistet nëse ato do ndalnin rezistencën.

Me një qëndrim të prerë, naftëtarët thonë se greva nuk ndalet teksa shtojnë se tashmë vendimmarrjen e kanë gratë.
Më tej ata thonë se zgjidhja duhet të merret në Ballsh teksa premtojnë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat dhe greva.

”E përgëzoj kryeministrin për lajmin e mirë që na jep neve. Edhe njëherë verdikti nuk është i imi, por i grave aty lart që po sakrifikojnë. Rama të vijë në Ballsh, të ulemi, të negociojmë për zgjidhje. Absolutisht jo, nuk e lemë grevën. Të ulemi këtu në Ballsh dhe të gjejmë zgjidhje”- tha një naftëtar.

Në fakt naftëtarët rezistuan për 18 ditë në grevë, teksa u zëvendësuan më pas nga gratë naftëtare që kanë hyrë në ditën e 9-të. Deri më sot asnjë negociatë apo ofertë për zgjidhje nuk është zhvilluar teksa kryeministri prej ditësh i kërkon naftëtareve të lënë grevën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb