TIRANE

Mihrije Brahja dhe Naim Abazi ditën e djeshme kanë qenë të ftuar në ‘E Diell’ në ‘Top Channel’. Gjatë lojës ‘Këndi i së vërtetës’, çifti i ka drejtuar disa pyetje provokuese njëri-tjetrit, duke zbuluar edhe disa detaje nga martesa e tyre 20-vjeçare.

“A ke bërë ndonjëherë sherr me ndonjë mashkull tjetër, për mua?”, i është drejtuar Mihrija bashkëshortit, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke thënë se nuk ishte e nevojshme. “Rashë në grepin e tij”, tha këngëtarja duke qeshur.

Më pas, duke dalë pak nga skenari, Mihrija e pyeti Naimin në lidhje me numrin e të dashurave që ka pasur përpara saj. “Unë kërkoja Mihrijen. Kërko e kërko, derisa e gjeta”, ka thënë ai, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

Gjatë intervistës, ajo gjithashtu ka zbuluar se tek Naimi gjithmonë ka vlerësuar inteligjencën e tij, pasi asnjëherë nuk i ka parë meshkujt nga bukuria fizike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb