Të gjithë ata që e kanë ndjekur programin humoristik “Portokalli” të dielën që shkoi, me siguri e kanë fiksuar një moment ku humori nuk ishte fare i pranishëm, por më së shumti ajo këngë me një muzikë të
njohur, dhe me fjalë të bëra enkas për programin, ishte një akuzë drejtuar disa analistëve kosovarë.

Kjo performancë në një program që të argëton (por në këtë rast të fuste në mendime), erdhi pas reagimit që bënë disa analistë të Kosovës, të cilët e quajtën të gabuar ndërhyrjen e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në çështjet e brendshme të Kosovës.

Mediat kosovare kanë shkruar keto dite se “Portokalli”, ka fyer kosovarët, duke u kushtuar një këngë të gjithë përkrahësve të tezës për krijimin e një kombi kosovar. Sipas tyre, në këngën e korit të “Portokalli” -së janë përdorur shprehje fyese në drejtim të kosovarëve. Duke marrë shkas nga një lajm i tillë, Panorama.al ka kontaktuar me regjisorin e programit, Altin Bashën, i cili ka sqaruar qartë se nuk është e vërtetë.

“Po shoh se këta po përpiqen të manipulojnë opinionin. Nuk ironizojmë kosovarët, por analistët që i fryjnë idesë së kombit kosovar”,­ është shprehur Altin Basha. “E rëndësishme është që shohin “Portokalli” dhe përgjigjja ndaj tyre gjendet pikërisht në tekstin e korit”,­ ka shtuar regjisori i show­t më të ndjekur të humorit.

Kujtojmë që Rama foli për Kosovën në takimin e fundit me Kryeministrin serb Vuçiç. Në vargjet e këngës, kënduar nga shumica e aktorëve, nuk i është lënë fare shteg idesë se një analist ka të drejtë të jetë pro dhe kundër një çështjeje, por menjëherë është kryeqëzuar si njeri në shërbim të serbëve, të UDB-­së, pastaj është vazhduar me fyerje të tipit, që ai leh si qen etj.

Nëse kjo performancë është pëlqyer nga shqiptarët e Kosovës, atëherë jemi “Ok” të gjithë. Ja disa nga vargjet:
KORI I ANALISTEVE TE KOSOVES CELEN FERRAT PA ARDH PRANVERA
(Muzika nga kenga “ Jam Kosova e Shqiptarise”)
Prap’ filluam o si here te tjera
Celen ferrat o pa ardh pranvera
Tremij vjet o kam qen shqiptar
Sot kam ndru o u bana Kosovar.
Hoqa dore nga linja e gjakut
Kombit tim i mbylla pragun
S’du me dit per bab e nan
Porosi, o serbi na ka dhan.
Komb me vete asht Kosova
S’ka shqiptar, o ne viset tona!

Refreni:
Jam armik i shqiptarise
Tradhetine e kam per fis
Po kerkush te drejt s’po m’jep
Bash si qeni, o vazhdoj me leh.
Historine ndryshe e baj
Serbi e shkjau nuk kan faj
Nan e bab i kam mohu
UDB­ja o me ka pagu.
Sherr i madh, o ka plas n’gazeta
Fukarenjt harrun hallet e veta
Kur nje gur te pusi hedh budalla
Nuk e qit prej ujit gjith mehalla.
E harrova krejt shqiptarin
Nuk e njoh Adem Jasharin
S’du me dit per Boletinin
Mos me fol o, per Hasan Prishtinen.
Komb me vete asht Kosova
S’ka shqiptar o ne viset tona.

VAJZA E VOGEL:
(kendon kengen ne original)
Jam Kosova e shqiptarise
Njeqind vjet i thrras lirise
Here ma merr e here ma jep
Tym e flake, o po m’shkon kjo jete.
Amerika me Europe
UCK­-ne e ban si top
Un jam bir i tokes lasht
Qoft mallkue, o kush s’na don bashke! (Panorama)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb