TIRANE
Laureati i Nobelit në fizikë në vitin 2010 i vlerës, Kostantin Novoselov ka qenë në Tiranë ku ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare Nanoballkan 2023 me 115 ligjërues të shkencës nga Shqipëria që synon paraqitjen e nivelit të kërkimeve shkencore dhe lidhjen mes studiuesve e industrisë.
“Shkenca dhe nanoteknologjia kërkojnë investime të mëdha dhe të kushtueshme dhe është mbresëlënëse vëmendja në zhvillimin e tyre. Të qenit në qendër të Europës dhe të paturit bashkëpunime do të ndihmojnë në zhvillimin e kësaj pjese të shkencës në Shqipëri. Kam rënë dakord që të japim në Singapor disa bursa për shkencëtarë shqiptarë” tha Kostantin Novoselov.
Autor i më se 250 punimeve shkencore, lindur në Moskë dhe profesor i fizikës në Universitetin e Mançesterit në Britaninë e Madhe, Atij ju dorëzua certifikata e mirënjohjes nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në vijim ministrja e Bujqësisë Anila Denaj u tregua e hapur për bashkëpunim me akademikët.
Anila Denaj: Nanopesticidet janë element i rëndësishëm që na ndihmon para se të shkojmë te mbetjet dhe përdorimi i nanomaterialeve për të zhvilluar mbrojtjen e bimëve nga dëmtuesit dhe kushtet e këqija të motit.
Nanoteknologjia e nanoshkenca janë shkenca e teknologjia e shekullit. Nanoteknologjia është term që përdoret për të përshkruar shkencën, inxhinierinë, teknologjinë e kryer në shkallën nano që është rreth 1 deri në 100 nanometër. 1 nanometër është një e miliarda e një metri. Nanoteknologjia përdoret në disa fusha përfshirë mjekësinë, mjedisin, fizikën, elektronikën, informatikën, etj. Akademia e Shkencave ka ngritur në vitin 2019 njësinë Nanoalb që merret me këtë shkencë.