Klubi i Nantës ka vendosur të tërheqë fanelën me numrin 9, e cila mbahej nga Emiliano Sala për tre sezone e gjysmë në futbollin francez. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi në adresat e tij zyrtare në rrjetet sociale. Ky vendim vjen menjëherë pasi policia e Dorset identifikoi trupin e gjetur në rrënojat e avionit të nxjerrë nga fundi i detit në ngushticën e La Manshit. “Sepse Emiliano Sala do të jetë gjithmonë pjesë e legjendave që kanë shkruajtur historinë e madhe të FC Nantes. Tërheqim numrin 9, që ai ka mbajtur në fanelën e tij”, lexohet në njoftimin e klubit francez.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: