Naomi Campbell për shumë vite është vlerësuar si “mbretëresha” e modës.
Në një mbrëmje të bamirësisë në Londër, Naomi ka përforcuar atë që thuhet për të se mbetet ende divë e modës pavarësisht se tani ka 46 vite mbi supe.
Ajo është shfaqur e mrekullueshme me një fustan të gjatë të zi në mbrëmjen gala që u mbajt në Grosvenor House Hotel’.
Më shumë se 2 milionë funta u mblodhën në këtë mbrëmje bamirësie të cilat para do tu dedikohen fëmijëve të sëmurë nga zemra.
(da.xha/BalkanWeb)