SHBA

Naomi Campbell dhe Liam Payne mund të jenë çifti më i ri i showbiz-it. Edhe pse deri tani asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar asgjë, shkëndijat mes tyre kanë qenë mjaft të dukshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të premten, supermodelja postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një selfie, ku dukej mjaft mirë me modelin e ri të flokëve. Kaq iu desh Liam-it, për të flirtuar hapur me super modelen e njohur. “Perfeksioni në një person të vetëm. Mos më shih me ata sy…”- shkruan këngëtari.

Ndërsa në një foto që ka postuar në Instagram ky i fundit ka komentuar edhe Naomi Campbell. “Shpirt i bukur”- shkruan ajo. Edhe pse të tilla komnete ndoshta nuk mund të tregojnë asgjë, mes 48-vjeçares dhe 25-vjeçarit ka një tërheqje të madhe.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb