SHBA
Naomi Campbell ka këmbëngulur se vajza e saj nuk është e birësuar, teksa zbuloi imazhin e së voglës për herë të parë në një intervistë për British Vogue.
Ajo tregoi në intervistë se fëmija nëntë muajsh është i saj edhe pse ka spekulime në lidhje me prejardhjen e saj biologjike.

Naomi ishte shumë e rezervuar gjatë intervistës së re dhe pavarësisht se konfirmoi se vajza e saj nuk ishte e birësuar, nuk pranoi të zbulonte detaje të tjera rreth lindjes së saj.

Ikona e viteve ’90 i kishte ndezur thashethemet për shtatzëninë që kur ishte parë në rrugët e New York-ut me një fustan shumë të gjerë dhe pak masë të shtuar. Supermodelja, e cila besohet se është beqare, i befasoi ndjekësit e saj në Instagram në momentin kur shpërndau një foto ku kishte në krahë vajzën e saj të porsalindur dhe deklaroi se nuk ka ndjerë kurrë një “dashuri më të madhe”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: