Naomi Watts ka folur për menopauzën e hershme, në të cilën ka hyrë në moshën 36-vjeçare.
Aktorja ka dhënë një intervistë për revistën “Hello” dhe ka shpjeguar se ka kaluar një periudhë veçanërisht të vështirë në këtë moment të jetës së saj, pasi simptomat që kishte po e shqetësonin.
“Të kalosh menopauzën në një moshë kaq të re nuk ishte e lehtë. Sidomos në një kohë kur kishte shumë pak informacion për të”, tha aktorja tashmë 54-vjeçare.
Më pas ajo shpjegoi disa nga simptomat që po përjetonte. “Ndryshimet e humorit, djersitjet gjatë natës, migrena… Ndihesha sikur po dilja jashtë kontrollit”, thotë ajo.
Sipas mjekëve, menopauza zakonisht përjetohet nga një grua kur ajo arrin moshën 50 vjeç dhe shënon fundin e ciklit menstrual. Sigurisht, kjo përfshin shumë ndryshime hormonale.
Siç tha Naomi Watts, detyrimi për t’i duruar këto ndryshime kaq herët, përfundimisht e ndihmoi atë të ndihej më e çliruar.
Naomi Watts on going through early menopause at 36: I was ‘spiraling out of control’ https://t.co/o9RawkhjzS pic.twitter.com/nRBdyivUQK
— Page Six (@PageSix) July 24, 2023
“Duke kaluar nëpër këtë udhëtim më çoi në një kuptim më të thellë të vetes. Dola nga ana tjetër duke u ndjerë më “autentike”. Liria ime e madhe erdhi me “vetënjohjen”, theksoi ajo.
“I kisha këto zëra në fund të mendjes sime që më kujtonin se gratë e moshuara nuk janë vetëm për t’u lënë jashtë. Kisha këtë dëshirë të jem autentike dhe të bëj çfarë të dua. Kjo është arsyeja pse tani jam kaq e pasionuar për rritjen e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e bisedave më të sinqerta” rreth këtyre problematikave shëndetësore që shqetësojnë gratë, shtoi ajo.