De Laurentiss dhe drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli janë duke punuar për ti dhuruar Ancelottit të paktën një emër të madhe për merkaton e verës. Emri i parë, dëshira më e madhe e Ancelottit është Isco, lojtarë të cilin ishte vetë italiani që e mori nga Malaga në verën e vitit 2013. Fantazisti spanjoll është drejtë largimit të sigurt, krisja ndërmjet tij dhe drejtuesve të Realit është aq e madhe sa as rikthimi i Zidane nuk mund ti ndryshojë mendim.

Isco
Isco

Isco është edhe një objektiv i Juventusit, për këtë arsye sipas “Il Mattino”, drejtuesit e Napolit janë duke u përgatitur të zbarkojnë në Madrid për të kuptuar nëse ekziston ndonjë mundësi për të transferuar spanjollin. Isco ka një kontratë me Realin deri në vitin 2022, problemi kryesorë nuk është ky për Napolit, pasi vetë lojtari mund të kërkojnë me çdo kusht largimin, por të bindesh Iscon të lë Realin për tu transferuar tek Napoli nuk është aspak e lehtë.

Lozano
Lozano

Nëse dështon pista Isko, Napoli ka gati planin B, bëhet fjalë për Lozanon. Sulmuesi i PSV është në formë të shkëlqyer, deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 19 gola, në kampionatin holandez dhe në Champions. Lozano është një opsion shumë i mundur, kartoni i tij kushton 40 milion euro ndërsa meksikani do të ishte i kënaqur me një pagë prej 2,5 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb