Numri një i stolit të Napolit, Antonio Conte u pyet për supersfidën Inter-Juventus, teksa trajneri i njohur mbahet mend për faktin se ka drejtuar të dyja këto ekipe. Conte u shpreh se nuk i intereson kjo përballje, pasi është i fokusuar te ndeshja me Leccen.

“Inter-Juventus? Nuk shkoj kurrë të shoh skuadrat tona rivale. Duhet të jetë kështu për mua, për lojtarët dhe për të gjithë ambientin. Do të jemi të përqendruar në ndeshjen tonë”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb