Nuk ka paqe në shtëpinë e Napolit, barazimi kundër Udines konfirmoi edhe një herë krizën e madhe që ka mbërthyer ekipin e Elseid Hysajt. Fitorja në Serie A mungon që nga 19 tetori, një ecuri negative e cila nuk shihej prej 9 vitesh. I pari i cili ka përfunduar nën akuzë është Carlo Ancelottit, fati i të cilit lidhet ngushte me sfidën kundër Genk në Champions. Të shkarkoj apo jo Ancelottin? Kjo është pikëpyetja më e madhe e De Laurentiis në këtë pikë të sezonit.

Ancelotti1
Ancelotti1

Sipas mediave italiane, presidenti i Napolit po merr kohë por në të njëjtën kohë ka nisur sondazhet për tu mos kapur i papërgatitur. Ëndrra e tij e madhe është Massimilano Allegri por ish trajneri i Juves konfirmoi pak ditë më parë se nuk ka ndërmend të rikthehet në bankinë këtë sezon. Një tjetër emër që po qarkullon sëfundmi është ai i Rino Gattuso, madje sipas “Corriere dello Sport”, janë vendosur kontaktet e para me Jorge Mendes, agjenti që qëndron pranë ish trajnerit të Milanit.

Reja
Reja

Në këtë listë nuk mungon as Edi Reja. Zyrtarisht, Reja është pa një kontratë me FSHF-ën pavarësisht se të dy palët kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre për të rinovuar kontratën e cila i skadoi në përfundim të kualifikueseve “Euro2020”. Reja është një trajner që e njeh shumë mirë ambientin në Napoli, pëlqehet nga tifozët ndërsa ishte i pranishëm është në tribunë gjatë sfidës kundër Udines.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: