Hysaj mbetet një çështje e hapur në shtëpinë e Napolit. Anësori kuqezi kërkon largimin, një dëshirë e shprehur publikisht, kjo e theksuar edhe më shumë gjatë këtij sezoni ku sërish qasja e trajnerit C.Ancelotti nuk ka ndryshuar. Hysaj vijon të mos shihet titullar në sytë e trajnerit italian, ndërkohë ofertat për të nuk kanë munguar, Roma mbetet në pritje për të mbyllur sa më shpejt këtë tratative, në këto kushte zgjidhja më e mirë për të gjithë palët është shitja e tij, fakt të cilin e pranon dhe agjenti i Hysajt në një intervistë për “Corriere dello Sport”:


Hysaj
Hysaj

“Hysaj te Roma? Duhet të fillojmë të mendojmë për merkaton për të mirën e të gjithëve duke parë që Hysaj është edhe në skadencë të kontratës”, theksoi Giuffredi duke u ndalur më pas te gjendja e mbrojtësit shqiptar: “Elseid ka vetëm një problem në kraharor por do të ngrihet në këmbë për 15 ditë, më pas do të rikthehet të stërvitet normalisht”.


Agjenti I Hysaj
Agjenti I Hysaj

Roma ka shtuar dhe më shumë presionin për Hysajn teksa dëshirojnë që shkodrani të transferohet në kryeqytet që në janar për të zgjidhur përfundimisht problemet që kanë me mbrojtësit anësorë. Shpreson shumë që Hysaj të ndryshoj ambient edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja. Hysaj është një nga lojtarët kyç në skemat e tij, kapiteni i ekipit, sigurisht që dhe Reja do të dëshiroj që Hysaj të aktivizohet më shumë, diçka që Ancelotti nuk ia ofron.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb