Napoli tregon edhe njëherë tjetër se do të jetë një rivale kryesore e dy skuadrave zikaltër, Interit e Atalantës këtë sezon për fitimin e scudettos në Itali. Në fundjavën kur Inter e Atalanta nuk do të zhvillojnë ndeshjet e vlefshme për javën e 19 kjo për shkak të impenjmit të tyre në Arabi në Superkupën e Italisë, Napoli i Antonio Contes siguron një fitore tepër të rëndësishme, për më tepër në një fushë aspak të lehtë, siç është Artemio Franchi.
Ndaj Fiorentinës, të kaltrit ishin dominues në çdo aspect, teksa shkëndijën e pare të sfidës, e dha pikèrisht Neres në aksionin e golit të pare. Një slalom i brazilianit , ku askush prej mbrojtësve vendas nuk e ndal dot, duke bërë që goditja e Neres të përfundojë në rrjet duke mposhtur De Gean.
Fiorentina reagon menjëherë, por goli i barazimit me Moise Kean 10 minuta nga fundi i pjesës së pare anulohet, pas inga VAR vihet re një prekje e topit me dorë. Pjesa e dytë do të vijojë me dominimin e miqve, por me gabimet në prapavijë të skuadrës së Fiorentinës, që e bën më të thjeshtë fitoren e Napolit. Fillimisht Morena gabon teksa ndërhyn në mënyrë të parregullt Brenda zones ndaj Anguissa.
Për gjyqtarin kryesor Manganello nuk ka dyshime, penallti në favor të miqve. Tek pika e bardhë Romelu Lukaku tregohet gjakftohtë teksa shënon golin e dytë për Napolin. Një gol që penalizon lojën e të besuarve të Palladinos, të cilët në mimutën e 68 do të gabonin sërish, pas një topi që nuk largohet si duhet nga prapavija, do të ishte mesfushori skocez McTominay, I cili do të shfrytëzonte saktë gabimin e do ta dërgonte topin pas shpinës së De Geas për here të tretë.
“Napoli i Contes për titull”, shkruajnë njëzëri të përditshmet sportive italiane, pas triumfit 0-3 të të kaltërve në Firence, duke konfirmuar faktin se skuadra e teknikut leçes do të jetë një nga favoritët e mëdhenj për titull.
Falë kësaj fitoreje, Napoli udhëheq për momentin e vetme klasifikimin e Serie A në kuotën e 44 pikëve.