Napoli ka mposhtur Lacion me rezultatin 2-1 në supersfidën e Serisë A. Miqtë qëndruan shumë mirë në fushë dhe e vurën skuadrën e Ançelotit në vështirësi të madhe. Edhe pse vendasit ishin në epërsinë e dy golave, ekipi i  Strakoshës arriti të ngushtoi diferencën dhe ta bëjë sfidën të diskutueshme deri në minutatat e fundit.

Gardiani shqiptar e nisi ndeshjen si titullar siç është e zakonit në dy sezonet e fundit, ndërkohë që Elseid Hysaj, vijon të ngrohë stolin, teksa nuk është preferuar nga minuta e parë nga trajneri Ançeloti. Ai është futur vetën ëminutë e 88-të.

Vendasit udhëhoqën pjesën e parë me avantazhin e 2 golave. Kajehon në minutën e 34-t dhe Milik në minutën e 37-të janë autorët e golave për napolitanët, ndërkohë Lacio e Strakoshës duket e në 45 minutat e para.

Imobile rihap sfidën me golin e tij në minutën e 65-të. Ndërkohë 6 minuta më vonë, Açerbi lë skuadrën e Inzagit me 10 lojtarë pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Skuadra e Ançelotit vijon të mbetet e pamposhtur në shtëpi ku në 11 takime ka siguruar 9 fitore dhe 2 barazime.

 NAPOLI-LACIO 2-1

Kajehon 34′, Milik 37′  / Imobile 65′

Formacionet zyrtare:

Napoli: Meret, Malkuit, Albiol, Maksimoviç, Mario Rui, Kajehon, Diavara, Fabian Ruiz, Zielinski, Milik, Mertens.

Lacio: Strakosha, Radu, Açerbi, Luiz Felipe, Luliç, Parolo, Leiva, Milinkoviç Saviç, Lukaku, Luis Alberto, Imobile.

lacio

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: