Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, dha një intervistë për Radio CRC, këtë të enjte.

“Mendoj se të gjithë jemi si robot, sepse bëjmë gjëra të ngjashme dhe çdo javë i përgatisim ndeshjet së bashku.

Ne të gjithë duhet të bëjmë atë që kërkon trajneri. Secili prej nesh është një robot. Ky është çelësi i skuadrës sonë, të mbrohemi përpara dhe të ushtrojmë presion të fortë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb