Duket që Napoli dëshiron të sigurojë shërbimet e Kvaratskhelia për një periudhë të gjatë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi napoletan po mendon t’i ofrojë lojtarit 5 milionë euro në sezon dhe një rinovim deri në vitin 2029.

Ylli gjeorgjian është i kënaqur te kjo skuadër e Serie A, çka shton akoma më shumë mundësitë që palët të vijojnë bashkëpunimin. Kvara ka luajtur 34 ndeshje në sezonin e kaluar, ku realizoi 11 gola.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb