Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka qenë nga minuta e parë sot në përballjen që Napoli zhvilloi me helvetët e Zyrihut në “San Paolo”. Skuadra e Ançelotit fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 3-1, duke e mbyllur praktikisht çështjen e kualifikimit që në Zvicër.

Në takimin e mbyllur pak çaste më parë, të kaltërit kanë triumfuar 2-0 me golat e Simone Verdit në të 43-ën dhe të Adam Ounas në të 75-ën. Hysaj nuk ka pasur shumë punë në mbrojtje, ndërsa e gjithë prapavija napoletane është vlerësuar me të njëjtën notë, 6.5, përveç Hysajt që ka merituar gjysmë note më pak, 6.

“I fortë dhe i kujdesshëm pas shpatullave të Ounas, duke mbyllur dhe ato hapësira që u krijuan në rastet e pakta me të cilat Zyrihu kërkoi të bëhej i rrezikshëm,” lexohet në vlerësimin për shkodranin e Napolit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: