Romelu Lukaku, sulmuesi i Napolit, ka folur për Radio CRC, teksa u shpreh se kur të përfundojë karriera e tij si futbollist, do të bëhet trajner.
“A do të jem trajner? Unë mendoj kështu. Një pjesë tjetër, megjithatë, ka ende dyshime.
Në fund të sezonit do të filloj kurset e UEFA A dhe UEFA B dhe do të shoh se çfarë më pëlqen të bëj” – tha Lukaku.