Icadi dhe Wanda Nara vijojnë të qetë pushimet e tyre pa u shqetësuar aspak nga ultimatumi i drejtuesve të klubit ziklatër, të cilët kërkojnë që ish kapiteni i tyre të largohet me çdo kusht brenda 8 korrikut. Në kushtet se si po zhvillohet merkato në Serie A, ku klubet e rëndësishme kanë projektuar një merkato të bujshme, Napoli përgjigjet me një emër të madh, Mauro Icardi. Nuk është thjeshtë një ide por një objektiv konkret sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”:

Corriere
Corriere

Napoli i ofron sulmuesit argjentinas një pagë vjetore fantastike, 10 milion euro, më shumë se sa dyfishi që Icardi përfiton aktualisht te Inter. Kjo pagë mund të tundoj ish kapitenin e Inter por më parë presidentit De Laurentiis duhet të bind drejtuesit e klubit ziklatër. Sigurisht që Marotta nuk kërkon më 110 milion euro, fundja kjo ishte një klauzolë vetëm për ekipet jashtë Italisë, por Icardi nuk mund të as largohet falas, pavarësisht se askush nuk e dëshiron më në skuadër.

Hysaj
Hysaj

Napoli nuk mund të konkurroj as Juven në këtë garë me para kesh por De Laurentiis ka në dispozicion disa lojë që mund ti bëjnë shumë punë Contes, Insigne mbi të gjithë. Jo vetëm sulmues shtatshkurtër, Napoli mund të përfshij në negociata edhe lojtarë të tjerë si Ounas, Verdi, Hysaj apo Mario Rui.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: