Pas Callejon tashmë edhe Gonzalo Higuain. Napoli rrezikon të humbasë yjet e skuadrës nëse nuk arrin të kualifikohet në Champions League. Sipas “Telegraph”: Napoli është duke luftuar për tu kualifikuar në Champions dhe nëse nuk e arrin një objektiv të tillë, Higuain është i gatshëm të largohet nga Serie A, shkruan gazeta angleze. Në ndjekje të Higuain prej kohësh është venë skuadra e Arsenal. Edhe pse ky është një lajm merkatojë që mbetet për tu konfirmuar e sigurt është se Napoli nuk po kalon një fund sezoni të qetë, ku kualifikimi në Champions është kthyer në një kusht pasi edhe ylli tjetër i skuadrës Calleion po joshët nga Valencia.

(e.shkambi/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: