Një ofertë e ardhur nga PSG në dyert e Napolit mund të ndryshoj pa pritur edhe të ardhmen e Elseid Hysaj. Klubi francez ka shfaqur interes për Kevin Malcuit tek i cili shohin zëvendësuesin ideal të Dani Alves. Leonardo pëlqen shumë anësorin e Napolit por dhe vetë francezi nuk do të ishte kundër një rikthimi në Lige 1. Malcuit ka një kontratë me Napolin deri në vitin 2022 dhe për De Laurentiis ish anësori i Lilës do të thotë shumë para pasi janë në pozita të favorshme për të negociuar.

Hysaj Napoli
Hysaj Napoli

Nga ana tjetër as Ancelotti nuk do të ishte kundër një largimi të Malcuit, fundja ka në dispozicion edhe dy anësorë të tjerë, Hysaj dhe Di Lorenzo. Gjithnjë sipas “Corriere dello Sport”, pavarësisht se Hysaj dhe agjenti i tij kanë shprehur publikisht vullnetin për tu larguar, kjo lëvizje në orët e fundit të merkatos mund të bëjë që mbrojtësi kuqezi të qëndroj tek Napoli.

Hysaj Juve
Hysaj Juve

Me largimin e mundshëm të Malcuit, Napoli mund të ndryshoj strategjinë e anësorëve dhe pritet ti jap sërish besim Hysajt. Ndaj Juventusit, sfida e radhës në Serie A, Hysaj mund të zbres në fushë si titullarë pasi Ancelotti po mendon të lë pushim Di Lorenzon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: