Napoli nxiton për Ardjan Ismajlin. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, klubi napoletan kërkon të afrojë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, që në merkaton e janarit.
Dëmtimi i Boungiorno do detyrojë klubin që zotërohet nga De Laurentis që të “trokasë” më herët nga sa ishte menduar në derën e Empolit. Ismajli, pas paraqitjeve fantastike me Empolin, është gati për hapin e madh në karrierë.
Te Napoli, rivaliteti është më i madh, me lojtarin kuqezi që e pret një punë mjaft e vështirë. Aktualisht, futbollisti është me pushime dhe të reja të rëndësishme priten pas vitit të ri.
(J.S/BalkanWeb)