Ishte e vështirë që Napoli i Conte-s të gabonte dy herë radhazi, aq më tepër në “Mardona”. Bologna nuk ishte rivali më komod, por blutë e zgjidhën me lehtësi. Kvaratskhelia mori prej dore Napolin, fillimisht duke goditur shtyllën, ndërsa në fundin e pjesës së parë dhuroi një assist për Di Lorenzo-n, me kapitenin që lëvizi bukur në zonë duke kaluar vendasit në avantazh.
Në pjesën e dytë, në minutën e 75-të, Kvaratkhelia lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zone duke gjetur një devijim të lehtë për të përfunduar më pas në rrjetë. Goli i gjeorgjianit i dha qetësi Napolit të administronin si duhej këtë takim, ndërsa në limitet e ndeshjes ishte Giovani Simeone që sigloi shifrat përfundimtare në 3-0. Merr frymë lehtë pasi këtij trepikëshi Antonio Conte:
“Më pëlqeu sjellja e skuadrës kundër një rivali më cilësi. Ky sukses duhet të na jap vetëbesim. Kjo fitore vlen më shumë se sa tre pikë. Fitorja në ‘Maradona’ na mungonte prej kohësh, tifozët ishin të mrekullueshëm, ishin lojtari i 12-të”, u shpreh ndër të tjera Conte, i cili mbetet në pritje të përforcimeve, por gjithçka lidhet me largimin e Osimhen. Për nigerianin është rikthyer interesimi nga ana e sheikëve saudit, por vetë lojtari do të pres deri të premten PSG.
(BalkanWeb)