Napoli është larguar nga Champios League në formën më të dhimbshme të mundshme, napolitanët grumbulluan 9 pikë në 6 ndeshjet e fazës së grupeve dhe me një golaverazh +2, statistika këto shumë të të mira dhe në një grup tjetër, do të ishte kualifikuar pa asnjë problem.
Të njëjtat statistika ka dhe Liverpuli (9 pikë, +2), por të kuqtë kanë shënuar dy gola më shumë se napolitanët.
Skuadra e drejtuar nga Ançeloti largohet kështu në mënyrë të dhimbshme nga Champions-i, duke u mjaftuar vetëm me “Europa League”.

PSG-ja nga ana tjetër e kishte të thjeshtë në transfertë kundër Cverna Zvezdës, duke fituar 3-1 dhe duke u kualifikuar si “kokë grupi”. Kavani, Nejmar dhe Markinjos shënuan për kryeqytetasit francezë.

Screenshot 3

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb