TIRANË

Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Nard Ndoka, Kuvendi ka njoftuar menjëherë krijimin e vendit vakant, ndërsa i bën thirrje KQZ-së të zëvendësojë mandatin e tij.

Kreu i PDK-së hoqi dorë nga mandati disa ditë pas kolegëve të tjerë brenda selisë blu, pasi ky i fundit ndodhej me punë jashtë vendit.  Ndoka arriti të mandatohej në  qytetin e Shkodrës në zgjedhjet e mbajtura me  25 qershor të 2017, ndërsa garoi në radhët e PD-së.

Pas njoftimit nga Kuvendi, KQZ  tashmë ka për detyrë t’i drejtohet kandidatit në listë pas Ndokës për të plotësuar vendin vakant, ndërsa kandidati duhet të dorëzojë pranë institucionit të lartpërmendur formularin e dekriminalizimit.

Në listën e deputetëve nga të dyja partitë opozitare disa emra nuk pranuan të dorëzojnë mandatin e deputetit. Në radhët e PD-së, i pari që doli kundër kësaj nisme ishte Myslim Murrizi, ndërsa tek LSI-ja u shpreh kundër djegies ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Gjithashtu  ka ndezur polemika edhe qëndrimi i vajzës së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, e cila nuk ka vendosur ende për djegien e mandatit.

53145645 331298217496471 6281788973509509120 N
53145645 331298217496471 6281788973509509120 N

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb