TIRANE

Për Kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, Kryeministri Edi Rama është eksperimentuesi më i “thekur” i parashikimit të fatit me filxhan. Sipas tij pavarësisht anatemimit që i bën në publik këtij fenomeni , ky trend është i parapëlqyeri i tij. Ndoka shprehet se së fundi Rama e ka “çuar” filxhanin e tij tek e njëjta “parashikuese e opozitës” dhe se rrezultatet e saj janë dëshpëruese. Komentet, Ndoka i bëri në emisionin “Politika Online” në Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb.

Sa i përket situatës politike në vend, Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka shprehet se Kryeministri Edi Rama do të reflektojë në minutën e fundit, por kjo teknikë e tij nuk do të funksionojë, pasi opozita nuk do të gjendet e papërgatitur si në 17 Majin e vitit 2017. Sipas Ndokës platforma e Bashës për zgjedhje të lira dhe të ndërshme është bazamenti i duhur ligjor për tejkalimin e krizës.

Takimin Basha-Rama, Kreu Demokristian, e konsideron si “dënimin e njëri-tjetrit”, pasi Basha nuk mund të kthehet pas dhe as Rama nuk mund të eci më përpara. Sipas Ndokës në takimin e liderëve shqiptarë në samitin e Berlinit, Rama dhe Thaçi i flisnin Kryeministrit Ramush Haradinaj në gjuhën frënge dhe angleze që të tërhiqnin vëmendjen e Kancelares Merkel dhe Presidentin Macron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb