Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ka bërë thirrje ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt, që të reflektojë dhe të mos mbështesë lëvizjen antikushtetuese të kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar zgjedhje në 30 Qershor.


Sipas Ndokës është momenti që kreu i OSBE të ngrihet në lartësinë e detyrës që mban, dhe të mos bëhet palë me aventurat e Edi Ramës.


Ja postimi i Ndokës:


🌈 Z.Ambasador, a të vjen turp?!

🔴 Ambasadori i OSBE-së nuk njeh dhe nuk respekton Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë!

🔴 Ambasadori i OSBE-së nuk bën thirrje për ndërprerjen e punës në KZAZ, pasi zgjedhjet ligjërisht nuk do të mbahen më 30 Qershor.

🔴 Ambasadori bën thirrje për vazhdimin e punës, injoron protestat qytetare, provokon opozitën, fyen Presidentin e Republikës me veprimet dhe deklarimet e tij publike.

🔴 Ambasadori nuk flet, kur mediat ndërkombëtare flasin për krimin elektoral në Shqipëri, përkundrazi gjen momentin dhe i fut ndonjë xhufkë për të tërhequr vëmendjen.

🔴 Ambasadori nuk flet, kur Policia e Shtetit godet qytetarët shqiptarë me gaz helmues, kur ata protestojnë për lirinë e tyre, përkundrazi i bën thirrje qytetarëve që të përmbahen.

🔴 Ambasadori, as nuk skuqet, as nuk zverdhet, as nuk i vjen turp, që institucioni që përfaqëson është bërë palë në aventurën politike të Edi Ramës.

🔹 Zoti Ambasador, përmendu, kthjellohu, reflekto, drejtohu politikës shqiptare, drejtohu Kryeministrit, Liderit të Opozitës, respekto institucionin e Presidentit të Republikës.

Ne akoma kemi besim tek Ju dhe institucioni që ju përfaqësoni në Shqipëri, në OSBE!

Po ju presim!🙏

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb