Agjencia e Hapësirës së Shteteve të Bashkuara (NASA) e ka anuluar misionin e planifikuar për në Mars, për shkak të rrjedhjes në një instrument kryesor shkencor.

Ky instrument është i projektuar për ta matur lëvizjen në terren nëpër planetin e kuq.

Për riparimin e këtij instrumenti do të duhej një kohë e gjatë, prandaj NASA është detyruar ta anuloj misionin, i cili planifikohej për muajin mars të vitit të ardhshëm, ka njoftuar mbrëmjen e së martës kjo agjenci.

Mundësia e ardhshme për lancimin e sondës ‘InSight’ në Mars, do të paraqitet në maj të vitit 2018. Kjo mundësi për lancimin e misionit në planetin Mars paraqitet vetëm për pak javë në çdo 26 muaj.

Çështja e vazhdimit të misionit kërkues në Mars në vitin 2018 mbetet e paqartë, për shkak të kufizimeve buxhetore.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: