Është planifikuar që në vitin 2021 NASA të godasë asteroidit Didymos, një ngjarje e parë vetëm në filmat fantastiko-shkencorë si ”Armageddon”.

Misioni është quajtur DART (Double Asteroid Redirection Test).

Qëllimi është që në vitin 2021 të goditet asteroidi më i vogël i çiftit që përbën sistemin Didymos dhe që është 17 milionë kilometra larg Tokës.

Sistemi në fakt përbëhet nga një trup më i madh, me një diametër prej rreth 780 metrash, dhe një hënë e vogël, e quajtur Didymoon, me një diametër prej 160 metrash.

Çifti nuk është një kërcënim për Tokën dhe është një objektiv ideal për testim: ndikimi do të ndryshojë mënyrën se si Didymon sillet rreth asteroidit më të madh dhe kjo do të na lejojë të studiojmë ndryshimet në orbitë.(Ata)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: