NASA po bashkëpunon me kompaninë teknologjike ushtarake “Osterhout Design Group” (ODG) për të sjellë realitetin virtual në hapësirë. Agjencia e hapësirës ka në plan të pajisë astronautët me syze inteligjente që do të shfaqin informacione digjitale.

Syzet e kompanisë ODG përfshijnë procesorin Qualcomm Snapdragon, Wi-Fi, Bluetooth dhe sensorë që tregojnë se ku po shikon përdoruesi. Një palë syze të tilla janë përdorur fillimisht nga agjencia ushtarake amerikane. Syzet kanë specifika të gardës ushtarake, kështu ato janë shumë të forta. Kompania ODG, me bazë në San Francisko, ka më shumë se 5 vjet që merret me krijimin e këtyre syzeve dhe ka investuar deri tani më shumë se 60 milionë dollarë.

NASA mendon se duke pajisur astronautët me këto syze do ta bëjë fluturimin në hapësirë më të lehtë. Ato do të përdoren për të dërguar udhëzime direkt tek sytë e përdoruesit, që të mos mbajnë letra me instruksione nëpër duar. Syzet do të dërgojnë gjithashtu video, audio apo instruksione vizuale drejtpërdrejt tek përdoruesi nga dikush tjetër që ka njohuri mbi hapësirën. Kjo mund të reduktojë kohën që duhet për të trajnuar astronautët për misionet në hapësirë. NASA ka në plan t’i përdorë këto syze për të ndihmuar astronautët të dërgojnë njerëz në Mars nëpërmjet anijes Orion.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: